KPK shkarkon Kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi

schedule12:35 - 10 Janar, 2019

schedule 12:35 - 10 Janar, 2019

Komisioni i pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi. Në relatimin e Komisionit, Zefi figuronte më një sërë problemesh me pasurinë.

Sipas komisionit, gjyqtari kishte pamjaftueshmëri financiare për pagesën e kryer për një apartament prej 132 metër katror. Zefi  kishte një sërë pasaktësish në deklarimet ndër vite dhe në deklaratën vetting, për dy automjete të familjes.

Po ashtu Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klaisfikuar kishte ngritur dyshime për përfshirjen e kryegjyqtarit te Shkodres në afera korruptive dhe kishte bërë të ditur se ai kishte kontakte të papërshtatshme për detyrën e tij.

Vetë gjyqtari  Arben Zefi, gjatë seancës dëgjimore dy ditë më parë, kundështoi të gjitha gjetjet e bëra nga KPK. Sipas tij, pasuria ishte e justifikuar dhe e siguruar në burime të ligjshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!