KPK shkarkon drejtuesin e Prokurorisë së Matit

schedule15:55 - 9 Shtator, 2019

schedule 15:55 - 9 Shtator, 2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata, pasi rezultoi me probleme në të tre kriteret e rivlersimit. KPK ka konstatuar se Prokurori Vata ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive. Ndërsa DSIK ka konstatuar papërshtatshmëri për vazhdimin e detyrës. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i kishte referuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë, në minierat e Bulqizës.

Gjatë ditës së sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar seanca për gjyqtarin e gjykatës Administrative Gentian Medja. Komisioneri publik është tërhequr nga ankimi i tij,  duke i kërkuar trupës gjykuese, që të lërë në fuqi vendimin e KPK. Medja ishte ankimuar për shkak se komisioneri kishte dyshime për aftësitë profesionale, por pas provave të paraqitura nga vetë gjyqtari është tërhequr. Ndërkohë pritet vendimi i trupës gjykuese për gjyqtarin Medja. Pas Nertina Kosovës, ky është rasti i dytë që Komisioneri Publik kërkon konfirmimin në detyrë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!