KPK, në 8 qershor seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja

schedule08:50 - 5 Qershor, 2018

schedule 08:50 - 5 Qershor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë në date 8 qershor një seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Pas përfundimit të procesit të verifikimit të pasurisë, integritetit dhe aftesive te tij profesionale, Komisioni pritet të përballet edhe me gjyqtarin Dedja ku të dëgjojë edhe pretendimet e tij. Trupa gjykuese e komisionit të pavarur të Kualifikimit për këtë rast do të përbëhet nga treshja Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari janë dy anëtarët e mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që ende nuk i janë nënshtruar procesit të vetingut. Nga 4 anëtarët e tjerë të kësaj gjykate, vetëm Vitore Tusha e ka kaluar Vetingun ne Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke u rikonfirmuar në detyrë. Ndërsa Fatos Lulo, Fatmir Hoxha dhe Altina Xhoxhaj, jane shkarkuar nga Komisioni.

Në këto kushte Gjykata Kushtetuese është tërësisht e paralizuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!