Prej një viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë rreth një të tretën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar në sitën e vetingut. Të dhënat janë bërë publike nga KPK, organi bazë i vetingut, me rastin e 1-vjetorit të funksionimit të tij.
Sipas statistikave, vetingun e kanë kaluar me sukses vetëm 55 përfaqësues të drejtësisë, nga 141 që janë bërë pjesë e këtij procesi.
Për pjesën tjetër të prokurorëve, gjyqtarëve apo ndihmësve ligjore, proceset janë ndërprerë ose pushuar. Ndërkaq, sipas organit bazë të vetingut, 61 vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga Komisionerët Publikë dhe vetë subjektet e rivlerësimit.
Pas proceseve në KPA, janë shkarkuar nga detyra Antoneta Sevdari, Astrit Faqolli dhe Bashkim Dedja, të cilët më herët e kishin kaluar me sukses vetingun në Koimisionin e Pavarur të Kualifikimit./ABC News Albania 24/7