Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Lara. Gjyqtari u hetua në 3 kriteret e rivlerësimit, pasuri, figurë dhe aftësi profesionale. Sipas raportit të ILDKPKI, deklarimi ishte i saktë, nuk ka fshehje, ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe gjyqtari nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.
Për pastërtinë e figurës DSIK ka pohuar se subjekti është i përshtatshëm për të vijuar detyrën, ndërsa është vlerësuar pozitivisht sa i përket anës profesionale.
Pranë KPK kishin mbërritur 5 denoncime, por nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka rezultuar se nuk është paraqitur asnjë provë që do ta implikonte gjyqtarin në shkelje. /ABC News Albania 24/7