KPK konfirmon në detyrë gjyqtarët, Ardian Dvorani dhe Astrit Faqolli

schedule13:08 - 25 Korrik, 2018

schedule 13:08 - 25 Korrik, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

“KPK vendosi konfirmimin në detyrë të zotit Ardian Dvorani”.

…dhe atë të Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli.

“KPK vendosi konfimimin në detyrë të zotit Astrit Faqolli”.

Gjyqtari i cili qëndron në detyrë pavarësisht përfundimit të mandatit 9 vjeçar prej vitit 2014, në dalje përshëndeti vendimin e shkallës së parë të vettingut.

“Më vjen mirë që KPK e vlerësoi mënyrën e jetësës sime dhe të karrierës sime si pozitive dhe kjo më bën që të reflektoj që të përmirësohem dhe më shumë në të ardhmen”.

Vendimi pozitiv për Dvoranin erdhi pas atij negativ nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë, ILDKPKI lidhur me pasqyrimin financiar në deklaratën e depozituar në vitin 2017, problem i pranuar nga gjyqtari, justifikuar gjatë seancës dëgjimore të 23 korrikut dhe pranuar nga KPK, sipas vendimit që e konfirmoi në detyrë gjyqtarin e lartë.

Njëkohësisht komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar kolegun e tij në gjykatën e Tiranës, Astrit Faqolli pavarësisht konsiderimit si i papërshtatshëm për vijimin e detyrës në seancën dëgjimore nga raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!