KPA rrëzon sërish kërkesën e Rovena Gashit për të pasur mbrojtëse të motrën

schedule11:54 - 23 Prill, 2019

schedule 11:54 - 23 Prill, 2019

Prokurorja Rovena Gashi e injoroi vendimin  e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të mos u përfaqësuar nga motra e saj, Ema Gashi. Kjo e fundit, duke këmbëngulur për të qenë e vetmja përfaqësuese e prokurores, do të paraqesë dorëheqjen si gjyqtare, në Këshillin e Lartë të Gjykatës.

Në seancën e 23 prillit, prokurorja Gashi u paraqit sërish me motrën e saj. Ajo i tha trupës gjykuese se me ligj, ajo mund të mbrohet nga Ema Gashi, por kjo kërkesë u rrëzua sërish, me justifikimin se e përzgjedhura nga prokurorja, ushtron detyrën si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, dhe ajo nuk mund të jetë një përfaqësuese ligjore. Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha 2 javë kohë Gashit për t’u paraqitur me një përfaqësuese ligjore. Seanca e radhës do të mbahet më 6 maj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!