KPA rrëzon kërkesën e prokurorëve Gina-Gashi

schedule18:40 - 5 Korrik, 2018

schedule 18:40 - 5 Korrik, 2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të mos shqyrtojë ankimin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina për pezullimin nga detyra me urdhër të Arta Markut.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina ankimuan në mes të muajit Qershor në KPA vendimin e Arta Markut, e cila i pezulloi prokurorët nga detyra, për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, thuhet se është vendosur që kjo çështje të mos kalojë për shqyrtim në seancën plenare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!