KPA do të rikalojë në “sitë” pasuritë e gjyqtarit Edmond Islamaj

schedule15:40 - 16 Nëntor, 2018

schedule 15:40 - 16 Nëntor, 2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi kërkesën e bërë nga Komisioneri Publik për rihetim të pasurive të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Gjyqtari Islamaj u përball me Kolegjin pas ankimimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Shkallës së Parë të Vettingut, që e konfirmoi në detyrë.

Në këtë ankim, Komisioneri Publik pretendonte se hetimi pasuror ndaj gjyqtari Islamaj ishte i paplotë. Sipas Kolegjit, në hetim do të kalojnë faktet juridike në lidhje me përfitimin nga gjyqtari Islamaj i një pasurie kullotë në Karpen të Kavajës, mbi mënyrën e kalimit nga pasuri shtet në privat.

Në “sitë” do të kalojnë edhe tre pasuri të bashkëjetuëses së gjyqtarit, një apartament, një njësi tregtare dhe një garazh. Njëkohësisht Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të kryejë verifikime për burimet financiare të babait të bashkëjetueses së gjyqtarit. Seanca e radhës për Islamajn do të mbahet në 11 Dhjetor 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!