Kovaçevski apel Kurtit: Normalizoni marrëdhëniet me Serbinë, mos merrni vendime politike

schedule12:57 - 6 Korrik, 2023

schedule 12:57 - 6 Korrik, 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një konferencë të përbashkët ka reaguar në lidhje me konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë së nisur së fundmi.

Kovaçevski ka bërë apel për të dy palët si për Kurtin ashtu edhe për Vuçiç që duhet të ulin tensionet dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër.

Ndër të tjera ai ka tjeksur se është me rëndësi që zgjidhja të bëhet me anë të dialogut, pasi në këtë rrugëtim Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë.

Me këtë rast fqinji i drejtpërdrejtë i Kosovës dhe i Serbisë apelojmë për deeskalim të gjendjes dhe implimentimin e marrëveshjes së arritur në shkurt në Bruksel dhe atë të arritur në Ohër. Ky është një proces që përfshin vendime në të dy shtetet fqinje por politikanët duhet që të sillen si burrë  shteti dhe duhet që të ndjekin rrugën e zgjidhjes. Në samitin e NATO-s do të ketë edhe ekipin e vet për të bërë prezantimet e duhura”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjera ai ka folur dhe në lidhje me marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që sipas tij janë në nivelin e duhur.

“Meqë miqësia jonë shihet përmes hapave konkretë ne kemi 30 vite marrëdhënie diplomatike dhe me mbledhjet ndërqeveritare është forcuar akoma më shumë, me nënshkrimin e memorandumeve për bashkëpunim në të gjithë fushat kryesisht në atë ekonomik. Tek ne procedura ka përfunduar dhe në Shqipëri po ashtu dhe ikonat që dolën padrejtësisht nga vendi ynë do të kthehen në vendin tonë me ndihmën e qeverisë shqiptare. Nuk ka konfirmim më të madh se Ikona tona do të zënë vendin aty ku i përket, për këtë i jam falenderuar kryeministrit Rama dhe institucioneve të tjera përkatëse”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!