Më pak se dy javë na ndajnë nga dita e parë e shkollës dhe përgatitjet kanë nisur. Luisi futet në klasë të pestë dhe blerjet i ka filluar me mjetet më të domosdoshme mësimore.
“Ccanta, lapsa, stilolapsa, kuletë”.
E ëma, Olsjana, na tregon se po përballet me surpriza.
“Kemi harxhuar 60- 70 mijë lekë si fillim, jam pa program, po përballem me çmimet ka dhe surpriza, nisesh për pak, por çmimet janë ngrit, mundohemi të marrim nga pak”.
Për çmimet ne pytëm në një prej kancelarive në Tiranë.
Paketa me mjetet më të nevojshme që i duhet një nxënësi në shkollë fillore kushton rreth 40 mijë lekë. Çmimi i çantës varet nga zgjedhja personale.
“Më e lira 1500 leke dhe me e shtrenjta 12 000 lekë”, ka thënë ajo.
Shpenzimet shtohn me veshjet.
Shitësit tregojnë se çmimet krahasuar me vitin e shkuar janë dyfishuar dhe kjo ka ndikuar që prindërit të ribëjnë llogaritë.
“Nëse më parë thonin ta marrim ta kemi, tani blejnë vetëm ato që ju duhen”, ka thënë ndër të tjera një shitëse.
Për të dërguar një fëmijë në shkollë një familje i duhen rreth 20 mijë lekë. Këtu nuk përfshihen librat të cilat për nxënësit nga klasa e parë në të tretë janë të rinj dhe falas ndërsa më të rriturit për ti pasur të papërdorur duhet ti blejnë pasi shkolla iu mundëson pa pagesë tekste ku kanë punuar nxënësit e vitit të shkuar./abcnews.al