Izraeli doli fitimtar ndaj sulmeve të Iranit. Por mbrojta e hekurt e territorit i kushtoi Telavivit zyrtar plot 1.3 miliardë dollarë pa përfshirë koston e avionëve që përgjuan dronët iranianë. Në shumën e shpenzimeve ushtarake përllogaritet edhe kostoja e karburantit
Sulmi iranian ishte një sfidë e madhe jo vetëm për Izraelin, i cili synonte të mbronte territorin e tij, por për të gjithë botën që i frikësohej zgjerimit të konfliktit. Megjithatë Tel Aviv arriti të mbrohej në mënyrën më të mirë nga sulmi masiv, duke shënuar një sukses.
Megjithatë, kjo mbrojtje e hekurt e Izraelit për vetëm 5 orë, kushtoi plot 1.3 miliardë dollarë. Në shumën e harxhuar përfshihet kostoja e karburantit.
Janë këto përllogaritjet e bëra sa i takon gjithë aseteve që Izraeli përdori për tu mbrojtur nga sulmet iraniane. Në fakt vetëm sistemi i mbrojtjes ajrore i zhvilluar me SHBA-në, ajrore 3, besohet se kushton nga 5 deri në 20 milionë dollarëve.
Ky sistem është projektuar për të kapur raketa me rreze të gjatë, duke përfshirë llojet e raketave balistike që Irani tha se lëshoi të shtunën.
Raketa “Shigjeta” e përdorur për të kapur një raketë balistike iraniane kushton 3.5 milionë dollarë, ndërsa kostoja e një rakete “Shkopi magjik” është 1 milion dollarë.
Në shumën totale nuk përfshihen avionët që morën pjesë në përgjimin e dronëve iranianë.