Instituti për Ekonominë dhe Paqen e ka renditur Shqipërinë në vend të 104 ndër 162 shtete që ka analizuar për kostot e pasojave të dhunës. Sipas raportit të institutit ndërkombëtar vendi ynë shpenzon 3.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë aspekt.
Në Shqipëri, kosto e pasojave të dhunës perllogaritet 315 dollarë për person ose sa 3.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Vlerësimi ka ardhur në një raport të Institutit për Ekonominë dhe Paqen që ka marrë në konsideratë shpenzimet që lidhen me krimet e pronës, vjedhjet e automjeteve, zjarrvënien, vjedhjet shtëpiake, si dhe dhuna seksuale.
Shumë nga masat parandaluese, siç është sigurimi i pronës ose kostot për bizneset e mbikëqyrjes. Pajisjet dhe kohën e humbur të menaxhimit.
Shpenzimet e drejtpërdrejta të dhunës në familje në aspektin e humbjeve të pagave, shpenzimet emocionale dhe kostot e rimëkëmbjes.
Analiza është kryer për 162 shtete dhe Shqipëria renditet e 104.
Sipas Institutit për Ekonominë dhe Paqen, Europa ka vendet më të paqta në botë, ndërsa Afrika dhe Lindja e Mesme kanë paraqitjen më të keqe.
Vitin e shkuar, kostot e pasojave të dhunës në gjithë botën arritën 13.6 miliardë dollarë, ndërkohë që krahasuar me vitin paraardhës kishin pësuar ulje.
Raporti thekson se vendet me nivelet më të larta të paqes shpenzojnë midis 1 dhe 2% të PBB-së për sigurinë e brendshme. Vendet me nivele mesatare të paqes tentojnë të shpenzojnë më shumë, ndërsa ato vende me nivelet më të ulëta në përgjithësi shpenzojnë më pak se një për qind të PBB-së për sigurinë e brendshme./abcnews.al