“Kosovës i duhen ndërkombëtarët”, Sotiri: Një marrëdhënie më e ngushtë, konflikte diplomatike me Kurtin

schedule16:52 - 30 Nëntor, 2024

schedule 16:52 - 30 Nëntor, 2024

Ekspertja për çështjen e sigurisë, Juxhina Sotiri ka deklaruar në “Faqja 4” se Kosova duhet të ketë një marrëdhënie më të ngushtë me ndërkombëtarët.

Ajo ka theksuar se ata kanë pasur konflikte diplomatike dhe politike me kryeministrin Albin Kurti, por duhet të ndryshojë, pasi marrëdhëniet e ngushta i duhen shtetit të Kosovës.

“Unë do të thoja që ka disa vite që lidershipi i Kosovës, i ka humbur kontaktet me ndërkombëtarët. Nuk duhet harruar kurrësesi që Kosova është një shtet, një produkt falë ndërkombëtarëve dhe ende prania e një misioni, i NATO-s, që është kontribut i disa shteteve, e detyron të gjithë palën, partitë politike, lidershipin, që të hedhin dytë po aq që të hedhin sytë dhe të shikojnë, edhe të keën një marrëdhënie më të ngushtë.

Unë shpesh do doja shumë që të shikoja në të gjitha konferencat për shtyp të kryeministrit të Kosovës apo dhe të presidentes, deklaratat të cilat të jenë të bashkërenduara dhe të bashkëdakordësuara me misionin e NATO-s në Kosovë apo me partnerin strategjik, me atë për të cilin është i mundur shteti i Koosvës, që janë SHBA. Edhe deri më tash kjo gjë nuk po ndodh. Madje, ka pasur dhe konflikte diplomatike dhe politike me Albin Kurtin. Në këto momente kjo është kryesore dhe uroj që kjo analizë t’i ndryshojë Kosovës jo vetëm retorikën politike me qytetarët e saj, por të ndryshojë dhe kursin e veprimeve të tyre me politikën e jashtme, duke i dhënë mesazhe të qarta Serbisë”, u shpreh Sotiri./abcnews.al