Në Kosovë kanë votuar liderët partiake dhe kandidatët e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Të gjithë bënë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj, kanë hedhur votën e tyre në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë për balotazhin e zgjedhjeve vendore. Pasi kreu obligimin e tij si qytetar i Republikës së Kosovës, Haradinaj ftoi të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe të mos i neglizhojnë këto zgjedhje.
Pas votimi, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në votim. LDK garon në raundim e dytë të zgjedhjeve lokale në 10 komuna, përfshirë dhe Prishtinën që shikohet me shumë rëndësi.
Thirrja për pjesëmarrje masive ishte e njëjtë edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Gjithashtu në Prishtinë ka votuar edhe kandidati I Vetëvendosjes për drejtimin e kësaj komune, Shpend Ahmeti. Ai tha se kjo është dita kur qytetarët vendosin fatin e tyre.
Ndërkohë, rivali I tij kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi nuk ka votuar ende./abcnews.al