Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë emëruar të premten drejtorin e ri të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ai është Shpend Maxhuni, që në 7 vitet e fundit ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, post të cilin e mori pas operacionit për marrjen e kontrollit në veri të vendit, më 26 korrik 2011, ku mbeti i vrarë efektivi Enver Zymberi.
Maxhuni zëvendëson në detyrën e re Driton Gashin, i cili u shkarkua nga Haradinaj në lidhje me deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova, me argumentin se nuk kishte informuar kreun e qeverisë.
Veprimi i inteligjencës kosovare për largimin e 6 shtetasve drejt Turqisë u kritikua gjerësisht jo vetëm në Prishtinë, por edhe në nivel Europian. Të paktën 29 euro-parlamentarë i shkruan një letër lidershipit kosovar në ditët e fundit, ku kritikon praktikat e ndjekura nga AKI në këtë rast. /abcnews.al