Kosovë, seanca ndaj tre deputetëve të VV do të jetë në 1 dhjetor

schedule13:17 - 27 Nëntor, 2017

schedule 13:17 - 27 Nëntor, 2017

Gjykata e Prishtinës ka vendosur që seanca e radhës për katër deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të mbahet të premten e 1 dhjetorit.

Policia e Kosovës, të premten e kaluar, arrestoi tre deputetët pas urdhërit të gjykatës së Prishtinës pasi ata nuk u paraqitën në seancën e 22 nëntorit, për tu përballur me akuzën e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Për arrestimin e tyre, Policia e Kosovës përdori spraj djegës kundër kolegëve të deputetëve të cilët nuk donin të lejonin arrestimin e tyre jashtë Kuvendit të Kosovës, ku ata ishin paraqitur për të marrë pjesë në seancë. Pas arrestimit për të tre u caktua masa me një mua paraburgim por një ditë më vonë u konvertua në arrest shtëpie për kurtin dhe Kadaj bujupin, ndërsa Haxhiu u la e lirë.

Përveç tyre, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, akuzohen edhe deputetët Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën. Ata akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!