Kosovë-Rumani, Giresse: Duam fitoren, Zhegrova në dyshim për këtë sfidë

schedule09:37 - 16 Qershor, 2023

schedule 09:37 - 16 Qershor, 2023

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, u mundua të shmangte presionin nga lojtarët e tij në konferencën për shtypin në prag të sfidës me Rumaninë, që do të zhvillohet këtë të premte, në “Fadil Vokrri”. Francezi e bëri të qartë se një rezultat negativ e largon thuajse përfundimisht Kosovën nga objektivi final, që është vendi i dytë.

“Nesër (sot) kemi ndeshje shumë të rëndësishme përballë Rumanisë. Është kundërshtari ynë kryesor për kualifikimin. Rumania ka gjashtë pikë dhe për ne është e rëndësishme të fitojmë për të qenë ende në garë për objektivin final.”

Rashani mungon, Zhegrova në dyshim: “Kemi dy lojtarë me probleme fizike, njëri është jashtë zyrtarisht, tjetri ende nuk është mungesë e sigurt. Zhegrova ndoshta edhe mund të luajë. Është lojtar shumë i rëndësishëm. Pse s’i kemi zëvendësuar? Jemi në një periudhë pushimesh, nuk mund të marrim lojtarë të tjerë që janë me pushime në këtë moment.”

Zgjedhjet në mesfushë: “Nëse lojtarët e mesfushës nuk kanë pasur shumë minuta, kjo s’do të thotë që nuk janë stërvitur rregullisht. Do të tentojmë të përgatitemi sa më mirë dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura.”

Motivimi dhe presioni: “Lojtarët e janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe nuk duhet t’i vëmë nën presion. Duhet të kenë motivimin e duhur kur të futën në fushë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!