Kosovë, rënie e aksidenteve rrugore; 50 viktima më pak se vitin e kaluar

schedule15:15 - 3 Gusht, 2019

schedule 15:15 - 3 Gusht, 2019

Që nga fillimi i vitit në Kosovë është regjistruar një rënie e ndjeshme e aksidenteve rrugore. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezultojnë rreth 50 viktima më pak. Autoritetet deklarojnë se aktivitetet sensibilizuese po japin rezultatet e tyre.

Për shtatë muaj në Kosovë kanë vdekur 54 persona në aksidente trafiku. Krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar ka rënie të numrit të aksidenteve derisa edhe numri i të vdekurve është 13 më pak.

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor“Të gjitha llojet e aksidenteve kanë shënuar rënie. Sa i përket aksidenteve me lëndime kemi 350 raste më pak apo 900 persona të lënduar më pak. Kemi 107 raste më pak të aksidenteve me dëme dhe rreth 450 raste në përgjegjësi më pak sa i përket numrit të aksidenteve”.

Sipas policisë, faktor kontribues te aksidentet e trafikut në shumicën e rasteve është shpejtësia, derisa mospërdorimi i rripit të sigurisë ndikon që aksidentet të përfundojnë me fatalitet.

 

Ismajl Fejzullahu, shef i Njësisë për Kontroll të Autostradave: “Edhe pse shpejtësia këtu lejohet deri 130 km në orë, këtu shpesh herë ngasësit dinë të dyfishojnë shpejtësinë, gjë që është me shumë rrezik”.

“Sipas statistikave të policisë së Kosovës krahasuar me vitin e kaluar në shtatë muajt e parë të këtij viti policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 12 mijë gjoba më shumë në trafik. Për të ulur numrin e aksidenteve policia e Kosovës pos detyrave të përditshme ka realizuar shumë aktivitete të tjera për sensibilizimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!