Kosovë, Prishtina me më shumë raste aktive me COVID

schedule07:55 - 19 Janar, 2022

schedule 07:55 - 19 Janar, 2022

Varianti i ri i COVID, Omicron ka rritur ndjeshëm infektimet në Kosovë. Aktualisht ne Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve aktive.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) në kryeqytet aktualisht janë 2 mijë e 614 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa Mitrovica është e dyta për nga numri i raste aktive. Në këtë komunë janë 438 raste aktive me COVID-19.

Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!