Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Osmani fton partitë politike në konsultim/ Ngërçi politik diskutohet nesër në orën 12

schedule12:50 - 30 Tetor, 2025

schedule 12:50 - 30 Tetor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar kryetarët e partive politike në një takim që do të mbahet të premten ne orën 12:00.

Lajmin është konfirmuar nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Ky takim vjen pas dështimit të 26 tetorit kur mandatari për Qeverinë e re, Albin Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Osmani duhet te caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi, sipas Kushtetutës.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.

PDK , partia e dyte e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka kërkuar të shkohet direkt në diskutimet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Në prag të këtij takimi, shoqëria civile I ka bërë thirrje presidentes t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri të Kosovës.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!