Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fati i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë/ Osmani: Synojmë shmagien e votimeve të reja

schedule14:40 - 31 Tetor, 2025

schedule 14:40 - 31 Tetor, 2025

Kosova është e dënuar të shkoj përsëri në zgjedhje. Pas 9 shkurtit, 8 muaj pasi qytetaret e kosoves votuan per te formuar qeverine e re, ata jane ende ne pritje nese do te shkojne apo jo perseri perpara kutive te votimit.

Ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që ka pritur në takim kryetarët e partive politike për çështjen e formimit të Qeverisë.

Në takim kanë marr pjesë krerët e partive politike, VV, PDK, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate si dhe liderët e partive politike minoritare.

Kurti para takimit me Presidenten ka deklaruar se do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje, por pas takimit nuk ka patur asnjë koment për rikonfirmimin e deshtimit.

Ramush Haradinaj deklaroj se Kurti ka kerkuar edhe disa dite kohe per formimin e qverise se re.

Lumir Abdixhiku, i LDK nenvizoj se tashme eshte e qarte se nuk ka asnje mundesi per shumice parlamentare.

Edhe pdk kerkon zgjedhje te reja, edhe pse ka mundesi ta shfrytezoj afatin kushtetues si mandatar i dyte.

Presidentja Osmani, deklaroj se deri me 5 nentor, ka afat qe mes saj dhe partive politike te kete takime te tjera, me argumentin se do te shfrytezoj te gjitha mundesite per te shmangur dergimin e vendit perseri ne zgjedhje.

Osmani i ftoj liderët  e partive politike në takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti, dështoi t’i fitonte votat e mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë.

Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!