Kosova, në zgjedhje më 9 shkurt/ Vjosa Osmani dekreton parlamentaret

schedule18:56 - 16 Gusht, 2024

schedule 18:56 - 16 Gusht, 2024

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re të vendit më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dekretoi këtë të premte këtë datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare pas konsultimit me partitë politike.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë zgjedhjet e para parlamentare që do të mbahen në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë, me një qeveri që e çoi mandatin e saj 4-vjeçar deri në fund.

Partitë Opozitare në Kosovë kishin kërkuar prej kohësh mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për shkak të situatës politike të vendit, por diçka e tillë nuk ishte arritur.

Këto zgjedhje parlamentare vijnë në kohë të vështira për Prishtinën zyrtare, pasi nën udhëheqjen e Albin Kurti ky vend u përball me sanksione të Bashkimit Europian si dhe me përshkallëzim të tensioneve me Serbinë.

Qeveria Kurti është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ky i cili bëri të mundur edhe pavarësinë e Kosovës.

Nuk kanë qenë të pakta momentet përgjatë një mandati 4-vjecar kur Washingtoni zyrtar ka akuzuar Qeverinë Kurti se po minon sigurinë rajonale me vendimet e tyre të njëanshme.

Në 9 shkurt të vitit të ardhshëm, Lëvizja Vetëvetëvendosje e Albin Kurtit, kryeministrit Aktual të Kosovës shkon e përçarë në zgjedhjet parlamentare.

Përgjatë vitit të fundit kanë dalë në pah divergjencat mes tij dhe Presidentes Vjosa Osmanit mbi marrëdhëniet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë. Lëvizja politike “Guxo” e presidentes së Kosovës është pjesë e qeverisë aktuale të vendit.

Sondazhet kanë treguar se Lëvizja Vetëvendosje është larg pozitave absolute që kishte para 4 viteve, dhe megjithëse opozita do të ketë një betejë të fortë për ta mundur atë, Albin Kurti më shumë do përballet me premtimet e tij, për një Kosovë ndryshe nga ajo që lanë pararendësit e tij/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!