Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje në Klinë. Lajmi konfirmohet zëdhënësi i policisë për Pejë, Fadil Gashi.
“Në orën 19:20, policia është njoftuar për një përleshje në afërsi të QMF-së në Klinë. Gjatë përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe thika”, është shprehur Gashi
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Pejës.