Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Partitë publikojnë listat, kush u përfshi dhe kush mbeti jashtë

schedule10:59 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 10:59 - 8 Dhjetor, 2025

Ka përfunduar në mesnatë afati i subjekteve garuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 28 dhjetorit, për të bërë publike dhe dorëzuar listat e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Secila parti duhej të gjente 110 emra për kandidatë, edhe pse 20 vende në parlament janë të ndara me ligj për pakicat.

Sikurse është zakon në VV lista u publikuan disa minuta përpara mbylljes së afatit, por surpriza në të nuk pati.

Në top 10-shen e parë të VV’së janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla Schëartz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Selimi.

Edhe PDK, tashmë më një kryetar të ri, e ka nisur listën me Bedri Hamza, për ta vijuar me kandidatin që kjo parti pati në lokale për kryetar të komunës së Prishtinës: Uran Ismaili dhe për të mbyllur treshen e pare me Vlora Çitakun.

Në LDK të parët janë: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Anton Quni, Jehona Lushaku Sadriu, Ferid Agani dhe djali i presidentit Rugova: Ukë Rugova.

Lista e AAK nis me Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Time Kadrijaj, ndërsa Nisma me treshen e deputetëve që prodhoj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe pse herën e kaluar ky subjekt ka qenë në koalicion me AAK e Haradinajt.

Edhe kësaj here Limaj bëri një tentativë për t’iu bashkuar një subjekti të madh politik, PDK ishte ndalesa e fundit, por për këtë nuk pati dakordësi.

Kreu i Nismës e ka pranuar se partia e tij do ta ketë të vështirë të kaloj pragun, por nëse kjo ndodh ata do ti bashkohen grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Vështirë të kalojmë pragun… na duhen 15 mijë vota… nëse ndodh i bashkohemi grupin të PDK”, tha kreu i Nisma, Fatmir Limaj.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas dështimit të dyfishtë të Albin Kurtit për ta formuar qeverinë. Ai siguroj nga votimi i 9 shkurtit 48 deputetë, por nuk arriti të siguronte në asnjë moment 61 vota që i duheshin për formimin e ekzekutivit të ri, as me emrin e tij në krye të qeverisë dhe as me atë të Glauk Konjufcës.

Së bashku me 2 raundet e zgjedhjeve lokale, fundi i vitit shënon herën e katërt kur qytetarët do ti drejtohen kutive të votimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!