Kosovë, nis përgatitja e programit të reformave 2020-22

schedule14:30 - 9 Korrik, 2019

schedule 14:30 - 9 Korrik, 2019

Në Kosovë ka nisur procesi i përgatitjes për programin e reformave në ekonomi 2020-22. U kërkua që procesi i reformave të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet vetëm në letër.

Të nevojshme janë cilësuar reformat ekonomike në Kosovë.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, kërkoi zbatim dhe përkushtim politik të këtyre reformave.

Në maj dialogu ekonomik dhe financiar është mbajtur në Bruksel dhe është arritur që rekomandimet t’i marrin parasysh shtetet. Pritet nga ju që të zbatoni reformat e domosdoshme dhe të krijoni vende pune. Kosova duhet të kontrollojë shpenzimet publike, të mirëmbajë disiplinën fiskale duke ngritur mbikëqyrjen financiare në ndërmarrjet publike” tha shefja e zyrës së BE në Kosovë.

Në nisje të procesit të përgatitjes për programin e reformave në ekonomi 2020-22 në ministri i Financave Bedri Hamza ka kërkuar që procesi i reformave të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet vetëm në letër.

U kërkua kujdes në ruajtjen e stabilitetit makro-financiar.

 “Kosova ka fuqizuar kapacitetet për vlerësimin e politikave, parashikimet makro-fiskale, planifikimin buxhetor dhe mbikëqyrjen fiskale duke rekrutuar stafin e duhur në kuadër të Ministrisë së Financave. Duke marrë parasysh këtë, ne do të fuqizojmë kapacitetet institucionale për të siguruar cilësi më të madhe këtij procesi”, bëri me dije Bedri Hamza ministër i financave.

U tha gjithashtu se Kosova duhet të vazhdojë reformat në energjinë efiçiente dhe sfidë gjithashtu mbetet punësimi i grave./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!