Efektet e luftës në Lindjen e Mesme po ndihen edhe në Kosovë.
Associated Press tregon historinë e Kushtrim Ajazit, pjesë e një biznesi të suksesshëm ku ai është menaxher në prodhimin e patatinave dhe ushqimeve të tjera të lehta, që mund të gjenden në pothuajse çdo dyqan në Kosovë dhe eksportohen jashtë vendit.
Por kompania e Ajvazit përballet me sfida të paplanifikuara për shkak të një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të karburantit të shkaktuar nga lufta në Iran.
Kompania ka gati 100 hektarë fusha patateje në Kosovën lindore që përdoren për të bërë patatinat. Si firma ashtu edhe rrjeti i saj i shpërndarjes u goditën kur çmimi me shumicë i karburantit u rrit nga 1.10 euro në deri në 1.70 euro për litër, tha Ajvazi.
“Me fillimin e luftës në Iran, ne jemi prekur drejtpërdrejt nga çmimi i derivateve të karburantit në treg. Tani jemi në sezonin e mbjelljes së patates dhe çmimi është rritur nga 1.10 centë në 1.70 centë. Është një kosto jashtëzakonisht e lartë. Kjo rritje e kostove po ndikon drejtpërdrejt edhe në kostot shoqëruese, deri në finalizimin e prodhimit”
Kosova nuk ka prodhimin e vet të karburantit. Çmimi i naftës dhe benzinës përcaktohet nga importuesit, marzhi i fitimit të të cilëve është i kufizuar në 12%.
Ajvazi i kërkoi qeverisë të ndihmojë në lehtësimin e barrës, në një kohë kur janë jashtëzakonisht të larta.
Ndërsa vendet e tjera në Ballkan kanë vënë në vend masa për të lehtësuar efektet tek fermerët, qeveria e Kosovës ende nuk ka vepruar.
Rumania, Hungaria dhe Serbia kanë futur çmime speciale të naftës për fermerët ose kanë ulur të ardhurat nga taksat shtetërore.
Në Kosovë, ekspertët ekonomikë paralajmërojnë se qeveria duhet të reagojë urgjentisht në rast të një rritjeje të mëtejshme të çmimeve, për të parandaluar dëme më të mëdha në ekonomi.


