Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rimblidhet Kuvendi i Kosovës/ Të mërkurën seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

schedule12:50 - 19 Gusht, 2025

schedule 12:50 - 19 Gusht, 2025

Pas publikimit te vendimit te plote te Gjykates Kushtetuese ne fletoren zyrtare, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet te merkuren ne oren 11.

Kushtetuesja përmes këtij aktgjykimi urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë dhe se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet për 30 ditë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është tashme i detyruar  që në votim të hapur ta ftojë subjektin më të madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, për të propozuar një kandidat për postin e kryeparlamentarit.

Avni Dehari sipas vendimit te gjykates ka shkelur Kushtetuten me propozimin për votim të fshehtë, përmes të cilit partia e tij synonte të zgjidhte Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Seanca vijon me piken 3 dhe 4 te rendit te dites, Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas sinjaleve mohuese te kryeministrit ne detyre Albin Kurti se do ta respektoj vendimin e organit me te larte te drejtesise ne vend, pritshmerite per nje zgjidhje edhe nga rradhet e opozites jane te pakta.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaron se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit varet nga gatishmëria e Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar një kandidat që mund të sigurojë 61 vota në Kuvend dhe Albulena Haxhiu nuk është njëra prej tyre.

Sipas opozites nëse Haxhiu kandidohet sërish, VV nuk ka reflektuar, s’ka interes ta konstituojë Kuvendin dhe as te nxjerri vendin nga ngerci politik. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!