Kosovë, KQZ nuk mund të nise përgatitjet për zgjedhjet pa një buxhet

schedule16:40 - 27 Gusht, 2019

schedule 16:40 - 27 Gusht, 2019

Edhe pse Gjykata Kushtetuese në Kosovë, ende nuk ka marrë vendim për kompetencat e qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, pengesa e parë që del është ndarja e buxhetit për KQZ-në. Ky institucion thotë se nuk mund të nisë punën pa pasur një buxhet.

Pesë milionë euro i duhen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme në Kosovë. Pa alokimin e këtyre mjeteve KQZ-ja nuk mund të nisë asnjë procedurë.

“Ne s’mund të bëjmë asnjë procedurë për t’u furnizuar pa u alokuar buxheti. është e kotë të shpallen zgjedhjet e sot të miratohet buxheti pa pasur mjete. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Financave, por as ata nuk e kanë të qartë si të veprojnë. S’mund të fillojë asnjë procedurë të furnizimit. Të ndërmerret ndonjë hap sepse është e kotë të merren vendime. Në ministrinë e Financave thonë se nuk mund të marrin menjëherë vendim pasi që çështja e kompetencave të qeverisë në dorëheqje ende nuk është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese. Shpresojnë që shumë shpejtë do të kenë opinionin e Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën do të bisedojmë me ekspertët se cila është rruga ligjore për të vepruar në këtë rast”.

Por anëtarët e KQZ-së vlerësojnë se nuk duhet penguar procesi zgjedhor dhe se të gjitha qeveritë në detyrë kanë ndarë mjete për organizim të zgjedhjeve.

“Situata nuk është e ndryshme sepse edhe qeveritë tjera kanë qenë në detyrë. Në 2017 buxhetin e kemi marrë pas dy ditësh. Nuk ka asnjë arsye që të mos merret vendimi për buxhetin sepse është qeveri në detyrë”.

KQZ-ja ka marrë vendim që fushata fushata zgjedhore do të zgjatë vetëm 10 ditë meqë janë zgjedhje të parakohshme. Do të fillojë me 25 Shtator e do të përfundoj më 4 Tetor. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!