Kosovë, këta janë kandidatët për kryetarë të komunave në Veri

schedule09:53 - 29 Nëntor, 2022

schedule 09:53 - 29 Nëntor, 2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë gjatë mbledhjes së djeshme ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë të Veriut, Leposavic, Zubin Potok e Zveçan.

Në zgjedhjet e 18 dhjetorit pjesë do të marrin edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Të dy këto parti kanë nga një kandidat për secilën komunë.

Përveç tyre, në këtë garë do të marrin pjesë edhe subjekte politike tjera dhe një kandidate e pavarur. Megjithatë, këto zgjedhje janë sabotuar nga Lista Serbe që konsiderohet partia më e madhe serbe në Kosovë, pasi nuk u pajtua me vendimin e Qeverisë për targat.

KQZ dje ka publikuar edhe emrat e kandidatëve për secilën komunë:

Mitrovicë të Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atic (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijovic (Srpski Opstanak).

Leposavic: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanovic (Partija Kosovskih Srba).

Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV),

Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantovic (e pavarur).  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!