Kosovë, i jepet lamtumira Hilmi Haradinajt

schedule22:53 - 18 Qershor, 2018

schedule 22:53 - 18 Qershor, 2018

Familjarë, miq dhe qytetarë të thjeshtë i dhanë lamturmirën Hilmi Haradinajt. Liderët politikë të pranishëm në ceremoninë mortore vlerësuan urtësinë dhe vendosmërinë e babait të kryeministrit të Kosovës.

Në memorialin “Dëshmorët e Kombit” në Glogjan iu dha lamtumira Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të Kosovës. Të pranishëm në ceremoni përveç familjarëve dhe të afërmve ishin edhe figura politike nga Kosova e rajoni, por edhe shumë qytetarë të thjeshtë.

Ramush Haradinaj: “Si familje e kemi të vështirë që po ndahmei prej një luftëtari të shquar për lirinë tonë, shqiptarëve dhe vendeve që bashkjetojnë me shqiptarët”.

Ndërsa presidenti Thaçi vlerësoi tek Hilmi Haradinaj urtësinë, maturinë dhe vendosmërinë e tij.

Hashim Thaçi: “Ai nuk iu bashkua UÇK-së, por ishte ndër themeluesit, ndër bërthamat e para të saj”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehu dhimbjen dhe respektin e thellë për familjen Haradinaj, që ka dhënë kaq shumë për Kosovën.

Lulzim Basha: “Vij për të nderuar burrin që i dha karakterit të shqiptarëve cilësitë e jashtëzakonshme të qëndresës, vendosmërisë dhe patriotizmit”.

Ndërsa për Ali Ahmetin…

Ali Ahmeti: “Sot po ndahemi fizikisht, por shpirtërisht do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë dhe të historisë së kombit shqiptar njeriu fjalëpak dhe punëtor”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!