Kosovë, hapen pikat kufitare me Serbinë/ Sveçla: Janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar

schedule17:41 - 7 Shtator, 2024

schedule 17:41 - 7 Shtator, 2024

Përpjekjet për një lojë luftë në kufijtë veriore të Kosovës u fashiten brenda 24 orësh.

Pasditen e të shtunës, Ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla konfirmoi hapjen e pikave kufitare me Serbinë duke thënë se personat që kishin vene bllokada në anën tjetër të kufirit ishin larguar.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak”, ka thënë Zveçla.

Mëngjesin e së shtunës, “loja e luftës” vazhdoi me heqjen e bllokadës në Jarinje për qytetarët me dokumente të Republikë së Kosovës. Ndërsa pasdite u hapen edhe pikat e tjera.

Bllokimi I pikave kufitare të Kosovës me Serbinë ishte paralajmëruar këtë javë nga drejtuesi I një grupimi nga Mitrovica e Veriut dhe pasoi aksionin e policisë së Kosovës në veri për mbylljen e strukturave paralele në 4 komunat veriore. Serbët kanë protestuar në Mitrovicën e Veriut duke kërkuar kthimin në punë.

Aksioni i policisë së Kosovës u kritikua ashpër nga SHBA dhe BE, me Washingtonin që deklaroi se Kurti po keqpërdorte policinë e Kosovës duke ndërmarrë veprime provokuese dhe BE që paralajmëroi Prishtinën zyrtare kundër ndërmarrjes së hapave të pakoordinuar. KFOR nga ana tjetër, shtoi praninë në Urën e Ibrit, duke risjellë në vëmendje rezolutën 1244, që parasheh mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Megjithatë, Në Prishtinë dhe Beograd, loja e luftës Kurti-Vuçiç vazhdon dhe ata që vuajnë pasojat janë Kosova dhe qytetarët e thjeshtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!