Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Hamza: Nëse kalon projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë për presidentin

schedule11:20 - 28 Shtator, 2026

schedule 11:20 - 28 Shtator, 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar miratimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës si një domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

Hamza konfirmoi se të dielën është takuar me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin tha se ka diskutuar për Projektligjin për Dhomat e Specializuara, por edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai sqaroi se gjatë takimit nuk është diskutuar për emra konkretë për postin e presidentit, ndërsa shprehu gatishmërinë e PDK-së për të diskutuar edhe për këtë çështje nëse miratohet projektligji.



“Jemi duke punuar, është domosdoshmëri për PDK-në, por edhe për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, është top prioritet kalimi i këtij projektligji”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së theksoi se qëndrimi i partisë së tij nuk është kundër drejtësisë, por kundër asaj që e cilësoi si padrejtësi.

“Ne nuk po kërkojmë që të ndalet drejtësia, ne jemi kundër padrejtësisë. Nuk besoj që ka asnjë arsye që partitë e tjera të mos e mbështesin”, u shpreh ai.

Hamza tha se situata politike, miratimi i këtij projektligji dhe çështje të tjera, përfshirë zgjedhjen e presidentit, janë pjesë e diskutimeve politike.

“Nuk kemi folur për emrat, por nëse kalohet ligji, jemi të hapur për të diskutuar për tema të tjera”, deklaroi Hamza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!