Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Fermerët “lajnë” me qumësht ministrinë: Kompania Vita është e Kosovës

schedule13:37 - 6 Korrik, 2026

schedule 13:37 - 6 Korrik, 2026

Fermerët e qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.

Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: “Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë protestës, fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë me dinjitet dhe respekt.



Në protestë, ata po marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.

Fermerët kërkojnë takim urgjent, paralajmërojnë nëse s’ka lëvizje: Do të na shihni çdo ditë në rrugë…

Sipas tyre, nëse kërkesat e tyre dhe takimi nuk realizohet, protesta si ajo e sotmja do të jenë prezente në rrugët e vendit, transmeton klankosova.tv.

“Nga ky moment kërkojmë urgjentisht nga ministri, grupet punuese, të gjithë akterët pa dallim, të bëhemi së bashku dhe të mbajmë një takim e të zgjidhim urgjent këtë çështje, përndryshe skena të tilla, pavarësisht dëshirave tona, mund të shohim çdo ditë nëpër rrugë”, tha njëri nga fermerët.

Pos tjerash, ky fermer tha se nuk duhet luhet me dinjitetin e prodhueseve vendorë.

“Lopët nuk janë çezme. Nuk mund t’i ndalim sot të mos prodhojnë, e të presim deri në momentin e duhur. Shumica e këtyre fermerëve, që i shihni me këto mjete bujqësore, janë të zhytur në kredi të cilat duhet t’i paguajnë. Të mos luhet me dinjitetin e tyre. Kërkojmë urgjentisht takim dhe zgjidhje të këtij problemi një herë e përgjithmonë, pse jo t’ia shtrijmë dorën këtij ministri, atij ministri apo atij ministri”, tha ai.

Fermerët i reagojnë ministrit Muja: Qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë

Njëri prej tyre, në fjalën që ka marrë i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë, Armend Muja, duke i thënë se “Qumështi Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa të njëjtit, kanë theksuar se po gjykohen padrejtësisht kinse po helmojnë popullin e vet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!