Kosovë, “dështon” diskutimi në kuvend i platformës së dialogut me Serbinë

schedule14:07 - 7 Mars, 2019

schedule 14:07 - 7 Mars, 2019

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës po diskutojnë të vetëm rreth platformës për dialog me Serbinë. Seanca po zhvillet pa opozitën e cila pas akuzave, u larguan nga salla.  

Pa deputetët e opozitës mazhoranca ka shqyrtuar platformën për dialogun me Serbinë.

Opozita ka kërkuar që fillimisht të hyjë në fuqi ligji për dialogun e pastaj të votohet platforma por kjo u kundërshtua nga pozita.

Pasi nuk u përkrahë kërkesa e LDK-së që të shtyhet për një ditë tjetër seanca e jashtëzakonshme deputetët e dy partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes  braktisën atë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha  se ligji për delegacionin shtetërorë dhe platforma për dialogun e kanë vendin në këtë Kuvend,

Ramush Haradinaj: Iu është dhënë mundësia Parlamentit jo vetëm ta ruajt pronësinë mbi procesin e dialogut por edhe për ta ruajtur Kosovën e 17 Shkurtit.

Me këtë platformë pala kosovare synon të dialogojë me Serbinë në Bruksel. Kjo platformë nuk e ka përkrahjen e opozitës. Sipas tyre si e tillë i lë hapësirë negocimit për territorin e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!