Grupi i deputetëve të pavarur, të cilët u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarizoi sot formimin e partisë së re. Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani shpalosën deklaratën e parimeve, ku janë përmbledhur pikat kryesore që përkufizojnë pikëpamjet e kësaj force politike. Në deklaratë shprehet bindja se kjo parti, emri i së cilës akoma nuk është vendosur, do të ketë të ardhme politike.
“Ne angazhohemi për një sistem politik dhe ekonomik i cili as nuk privilegjon e as nuk diskriminon askënd”, tha Visar Ymeri në një konferencë shtypi. Gjithashtu Ymeri tha se kjo forcë politike do të jetë e hapur për bashkëpunim edhe me lëvizjen Vetëvendosje. /abcnews.al

