Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Burri vret gruan dhe kunatin, plagos edhe një familjar të gruas

schedule17:00 - 9 Tetor, 2026

schedule 17:00 - 9 Tetor, 2026

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një tjetër është plagosur.

Paraprakisht, dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe vëllanë e saj, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një familjar tjetër i viktimave.

Sipas autoriteteve, autori i dyshuar, Valon Ramushi, pasi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe vëllanë e saj, si dhe ka plagosur një tjetër të afërm të tyre, është vetëdorëzuar në Polici.



Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit, ndërsa motivi i krimit nuk dihet ende.

Policia bëri të ditur se, kur mbërriti në vendngjarje, e gjeti të vrarë brenda një automjeti burrin 30-vjeçar. Ndërsa gruaja 30-vjeçare ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar motivin dhe për të dokumentuar rastin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!