KOSOVË- Pas dhjetëra dështimesh vitin e kaluar, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e legjislaturës së re me 66 vota pro. Ajo mori 66 vota ‘’pro’’. Kundër ishin 44 deputetë, dhe 8 ishin abstenime.
Haxhiu, gjatë vitit të kaluar, s’kishte arritur të marrte shumicën e votave edhe pse ishte propozuar me dhjetëra herë për këtë post.
Po ashtu janë zgjedhur dhe pesë nënkryetaret e Kuvendit. Ata janë Ardian Gola nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK, nga LDK-ja Kujtim Shala, nga Lista Serbe Sllavko Simiç dhe Emilija Rexhepi nga pakicat jo-serbe.
Për emrat e tyre, 104 deputetë votuan pro, 3 kundër dhe 6 abstenuan.
Kështu, Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve.
Klan Kosova raporton se seanca për formimin e qeverisë mbahet po sot. Nga ora 19:00, deputetët do të mblidhen sërish, për votimin e kabinetit qeveritar, i cili do të prezantohet nga LVV.


