Sonte Policia e Kosovës ka prangosur tetë persona – gjashtë gra dhe dy burra.
Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se janë marrë me veprën penale të prostitucionit, njofton Klan Kosova.
“Pas hetimeve aktive, dhe angazhimeve të Policisë së Kosovës për luftimin e dukurive negative në vend, luftën e pakompromis kundër trafikimit me njerëz dhe veprave tjera qe ndërlidhen me prostitucionin, sonte është në proces te realizimi një operacion policor”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Deri në këtë fazë ne dy lokacione te ndryshme në rajonin e Prishtinës janë arrestuar 8 persona të dyshuar: 2 meshkuj dhe 6 femra, nën dyshimin e kryerjes së veprave; “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion””. /klankosova