5 viktima nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768. Në total numri i rasteve aktive është 30.871. /abcnews.al