Gjykata për Krimet e Rënda i ka dhënë dritë jeshile një letërporosie të dërguar nga autoritetet amerikane të drejtësisë për llogari të një procedimi penal kundër një të dyshuari për “terrorizëm”.
Përmes saj, Departamenti i Drejtësisë në SHBA i kërkon palës shqiptare kryerjen e disa veprimeve hetimore në vendin tonë për çështjen penale të regjistruar në New York ndaj kosovarit, Mirsad Kandiç.
Ai dyshohet të ketë qenë anëtar i ISIS, të ketë propoganduar për shtetin islamik, si edhe të ketë ndihmuar ne rekrutimin e mijëra personave. Kandiç u arrestua në Bosnjë në Tetor 2017, nga ku u esktradua drejt SHBA./abcnews.al