Kosovarët të “etur” për viza/ Të parët në botë, kanë paraqitur më shumë aplikime për viza për frymë në 2022

schedule11:47 - 29 Gusht, 2023

schedule 11:47 - 29 Gusht, 2023

Liberalizimi i vizave ka qenë një çështje delikate për Kosovën, e cila që prej vitin 2008 e kërkon me ngulm lëvizjen e lirë. Dëshira e qytetarëve për t’u larguar nga vendi është reflektuar edhe te të dhënat më të fundit të statistikave të Shengenit. Kosova mban vendin e parë për sa i përket aplikimeve vizat për banorë.

Edhe turqit, rusët dhe indianët kanë numrin me të lartë të aplikimeve. Shqiptarët e Kosovës kanë paraqitur më shumë kërkesa duke marrë për bazë popullsinë e vendit. Konkretisht, gjatë vitit 2022, 6,891 persona për 100 mijë banorë kanë aplikuar për viza.

Numri total i aplikimeve nga Kosova, që ka një popullsi prej 1.7 milionë banorësh, ka arritur në 121.972, që korrespondon në 6.8 për qind të popullsisë.

Në vendin e dytë dhe të tretë që paraqitën më shumë aplikime për vizë u renditën Kuvajti dhe Katari, përkatësisht 3,426 dhe 2,939 aplikantë për çdo 100,000 banorë.

Listën e 10 vendeve më aplikimet më të larta e plotësojnë Cape Verde,Suriname, Armenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libani, Tunizia dhe Bahrain.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!