Analisti Andri Nurellari komentoi për ‘ Balkan Update’ mbi situatën e politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk është në vend numëro, por ka bërë hapa pas në një situatë ku pozita e saj ka qenë shumë e favorshme.
Nurellari përmendi gjithashtu shansun e humbur për Këshillin e Europës, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm me administratën Biden.
“Përveçse është në vend numëro, është një kthim prapa sepse kostoja është e jashtëzakonshme për mundësite e humbura. Kujtoj këtu që Kosova është duke u privuar nga qindra miliona euro, nga asistenca e BE-së dhe nga sanksionet ku Kosova është sanksionuar përkrah Bjellorusisë dhe Rusisë dhe nga shumë aspekte të tjera të diplomacisë. Kemi një dobësim nga ndërkombëtarët, pavarësisht se Kosova është goditur dy herë ne Banjskë dhe Ibër- Lepencë, jo vetëm që nuk e ka përmirësuar imazhin dhe nuk është dëmtuar Serbia, por i kanë përmirësuar raportet me ndërkombëtarët, ka gëzuar mbështetje dhe vizita nga persona të lartë.
Situata nuk është në vend numëro , por ka kthim prapa sepse në arenën ndërkombëtare ka humbur epërsi kundrejt Serbisë sa i jepet mundësisë të blejë avionë të perëndimit ku më përpara u është mohuar mundësia. Ka pasur situata ku Kosova mund të përdortë më mirë siç ka qenë periudha e parë e sulmit në Ukrainë, është kosto oportune se humbën shansin në këshillin e Europës për shkak të aventurave të Kurtit dhe humbën shansin në një administratë që ka qenë e lidhur me Kosovën me administratën e Biden.
Nëse përpara 3-4 vite liderët botëror flisnin për marëveshje finale me njohje të ndërsjelltë ligjërisht të obligueshme tashmë se përmendin më fare.”
Analisti Nurellari komentoi më tej lidhur me politikat e ndërmarra nga Kurti, ku i cilësoi kushtet e vendosura ndaj Brukselit si qesharake.
“Kurti e ka përdorur dialogun si një instrument elektoral, për të rritur popullaritetin, randi i parë ka qenë fyes për ndërkombëtarët sepse dukej që nuk kishte ndonjë interes për të vazhduar përpara. Madje ka dalë me 6 kushte absurde si kritere për të vijuar më tutje dialogun , një prej tyre ishte që BE të synonte të krijonte një organizatë si EFTA si parakusht që Kosova të vijonte dialogun. Ishte qesharake që t’i kërkonte Brukselit. Të gjitha këto i ka bërë për të shitur mend në Kosovë dhe të njëtën gjë bëri në vijim. Dhe Vuçicit i dha libra historik për të lexuar historinë e Shqipërisë që ishte fyese. Kështu ka vazhduar në tërë kohën kur Kosova ka pasur një pozitë të favorshme.” – u shpreh analisti. / abcnews.al