Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se Prishtina i ka mundësitë dhe nuk ka pse të humbasë kohë duke vrapuar rreth vetes.
Më tej kreu i qeverisë tha se “Kosova t’i tregojë targën Serbisë”, ndërsa shtoi se “ka gjithë aleatët, resurset dhe njerëzit e duhur”.
“Serbia mund të mos dojë kurrë ti qaset idesë se duhet të njohë Kosovën. Por kjo nuk duhet të pengojë Kosovë që të vazhdojë përpjekjet për të qenë një shtet model. Kjo gjë nuk është fantazi, por e arritshme. Kjo do e nxirrte Kosovën nga kurthi që Serbia e ka futur. Në një farë mënyrë është futur nga shfrytëzimi i politikës së jashtme. Ne jemi një popull i vogël, kemi dy shtete të vogla. Nuk jemi kërthiza e botës, dhe sa herë kemi menduar që jemi kërthiza e gotës e kemi pësuar keq. Sa herë e kemi kuptuar që duhet te jemi ‘trim i mirë me shokë shumë’, aq herë ne ia kemi dalë të bëjmë gjënë e duhur. Në këtë sens mund të them që Kosova i ka të gjithnjë mundësitë dhe nuk ka pse humb kohë duke vrapuar rreth vetes së vetë. Ka gjithë aleatët që i duhet, resurset, njerëzit, talentet. ‘Duhet t’i tregojë targën Serbisë dhe të ecë para. Mund të mbahet i lidhur fati i Kosovës.”, u shpreh Rama.
/abcnews.al