“Kosova të zbatojë Asociacionin, Serbia marrëveshjet e arritura”, Halimi: Talat Xhaferi, emër i qëlluar nga BDI për kryeministër në RMV

schedule16:22 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 16:22 - 9 Dhjetor, 2023

Drejtuesi i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi thotë se Kosova duhet të zbatojë sa më shpejt Asociacionin, ndërsa Serbia, pas zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit, të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Halimi u shpreh se SHBA dhe BE nuk do të kenë “mëshirë” për Kosovën dhe Serbinë dhe se do përdorin kartën e fondeve.

“Tashmë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë përkrahësit e drejtpërdrejtë të bisedimeve Kosovë-Serbi, e përdorin “karrotën” lidhur me fondet. Unë mendoj se Kosova duhet të themelojë saa më shpejt Asociacionin Serbia pas zgjedhjeve, t’i zbatojë të gjithë marrëveshjet e arritura. Nuk do të ketë më mëshirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropiian. Duhet të ketë njohje të ndërsjellë. Të mos ketë luftë. Sot, është diçka e mirë që është ndaluar nga Interpol, Milan Radoiçiç me grupin e tij, shpresoj të arrestohet dhe të marrë dënim për sulmin e 24 shtatorit”, theksoi ai.

Në lidhje me propozimin e BDI për të pasur Talat Xhaferit kryeministër të qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Halimi tha: “Unë e njoh personalisht kryetarin e Parlamentit që tanimë është kandidat për kryeministër, për ato muaj që do të jetë marrëveshja. Është një personalitet, emër i qëlluar nga ana e Bashkimit Demorkatik për Integrim (BDI). Është me fat e gjithë popullata shqiptare të ketë një kryeministër si Talat Xhaferi. Do jetë në histori. Pa politikën e zotit Ahmeti, nuk do të kishim ato të mira që kanë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Unë e përgëzoj dhe është një vendim shumë i mirë. E meriton të jetë kryeminstër”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!