Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kosova sërish në krizë politike/ Hamidi: Zgjedhjet për president do të zhvillohen, por ende nuk dihet data

schedule17:24 - 9 Mars, 2026

schedule 17:24 - 9 Mars, 2026

Kosova po kalon një tjetër situatë të vështirë politike, këtë herë me zgjedhjen e presidentit. Analisti Lavdim Hamidi tha se Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje për kreun e ri të shtetit, por ende nuk dihet data se kur do të mbahet. Sipas tij, Vetëvendosja është më e interesuar që zgjedhjet të mbahen rreth korrik-gushtit pasi do të shfrytëzojë votën e emigrantëve.

“Vendi do të shkojë padyshim në zgjedhje, por kur? Është menduar se do mbahen më 19 prill, mirëpo nëse Kushtetuesja vendos masën e përkohshme ndaj dekretit, me shumë gjasë do i kemi në pjesën e dytë të muajit maj. Vetevendosje është më e interesuar që të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve kur diaspora të vijë në fund të korrikut apo gushtit, që të maksimalizohet vota ndaj tyre.

Qytetarët kanë pikëpyetje se pse një parti që doli me rezultat bindës pas zgjedhjeve e çoi vendin sërish në zgjedhje të panevojshme. Asnjë lider në Kosovë s’e ka pasur këtë pushtet. Thonë se është një marrëveshje në tavolinë ajo e Asociacionit për komunat serbe që thonë se Kurti nuk do e pranojë. Dhe arsyeja tjetër është se janë prishur marrëdhëniet mes tij dhe Osmanit.”, tha analisti. 



/abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!