Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 461 raste pozitive për Covid-19 nga 3,138 teste të kryera. Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri të ditur se brenda ditës, si pasojë e sëmundjes, humbën jetën edhe tre qytetarë.
Rastet fatale janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste.
Raste aktive në vend janë 6.968 ndërsa të infektuarit për sot u konfirmuan nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot. sb/abcnews.al/