Kosova regjistron 21 të infektuar dhe asnjë rast fatal nga Covid-19

schedule15:25 - 2 Nëntor, 2021

schedule 15:25 - 2 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus nga 1.651 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur në raportimin ditor të rasteve se për sot nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19.

Po ashtu, njoftohet se betejën me sëmundjen e kanë fituar edhe 10 qytetarë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.

Në total numri i rasteve aktive është 441.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!