Qeveria e Kosovës, sipas raportimeve, pritet që të mblidhet sot në orën 19:00 për të shqyrtuar masat e reja anti-covid. Pritet që në këtë mbledhje të lejohet hapja e objekteve hoteliere, restoranteve dhe bar kafeve që nga e hëna mund të punojnë deri në orën 22:00. Gjithashtu do të hapen edhe qendrat tregtare.
Ndërsa, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00.
Baret dhe restorantet e qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
Masat e reja kufizuese do të vlejnë për 14 ditët e ardhshme. Kujtojmë se më 5 prill qeveria e vendit miratoi masat anti-covid që hyrën në fuqi më 7 prill dhe janë në fuqi deri në përfundim të ditës së sotme. sb/abcnews.al/