Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova pret “festën” e Botërorit/ Kapiteni Muriqi: Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e madhe

schedule12:54 - 30 Mars, 2026

schedule 12:54 - 30 Mars, 2026

Botërori është shumë pranë, por ende nuk është arritur. Kosova do të luajë kundër Turqisë finalen e play off në Prishtinë, ndërsa ka mbi shpatullat e saj ëndrrën e një kombi të tërë. Presioni ndjehet, por dëshira e “Dardanëve” për të rishkruar historinë është më e madhe se gjithçka tjetër, siç pranon edhe kapiteni Vedat Muriqi, në konferencën zyrtare përpara sfidës.

“Pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë. Nuk dua t’i bëj presion bashkëlojtarëve apo vetës, por besoj nëse në fitore e pastaj të festojmë në shesh, Për kualitetin e Turqisë nuk flitet, duhet të bëjmë një lojë ekipore për të qenë më mirë se Turqia. Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, tha Murriqi.

Në të njëjtën linjë edhe pritshmëritë e trajnerit Franco Foda, pa asnjë diskutim, arkitekt i suksesit të deritanishëm të kombëtares së Kosovës.



“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar”, u shpreh Foda.

Foda nuk ka dashur të zbulojë asgjë sa i përket stradegjisë që ka përgatitur për këtë sfidë.

“Kam besim të madh tek të gjithë lojtarët, po ashtu edhe te Edon Zhegrova. Secila lojë ka rëndësinë e vetës dhe duhet të vendosi se kë të inkuadrojë. Te Sllovakia kanë luajtur me topa të gjatë, andaj na është nevojitur një lojtar me trup-gjatë. Ndoshta nesër Edoni do të luajë nga fillimi”, vijoi ai.

Kombëtarja e Kosovës mbylli përgatitjet e saj në Prishtinë, ndërsa të gjithë futbollistët janë në dispozicion. Asnjë problem fizik te “Dardanët” që do të kenë edhe shërbimet e Dellovës, pasi FIFA ka zeruar kartonët e verdhë përpara finaleve të play off për “Botërorin 2026”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!